MITROVIQ: PO PUNOHET NË PËRMBUSHJEN E PREMTIMEVE TË VUÇIQIT DHËNË BUJANOCASVE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19 prill 2023. Një muaj pas vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bujanoc dhe premtimit të tij për banorët e disa fshatrave se do të kenë rrugë të reja, qytetarët pyesin se kur do të realizohet premtimi, të cilit deputeti dhe kreu i progresistëve të Bujanocit Nenad Mitroviq i përgjigjet se tashmë po punohet.
Në Bujanoc, ndër të tjera, Vuçiq ka premtuar asfaltimin e rrugës Lagjeja e Re – Rakoc (1,5 km) dhe Boroc – Novosellë (4,5 km).
I pyetur nga Bujanovaçke nëse dhe kur do të realizohen premtimet, Mitroviq thotë se e di me siguri që Ndërmarrja Publike “Rrugët e Serbisë” tashmë është duke punuar në këtë drejtim.
-Njerëz nga Rrugët e Serbisë tashmë kanë vizituar disa seksione dhe supozoj se tashmë janë duke bërë matjet paraprake, llogaritjet dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme për fillimin e zbatimit të ndonjë projekti. Konkretisht, unë e di me siguri dhe mund të konfirmoj se ata kanë vizituar pjesën nga Boroci në Novosellë – thotë Mitroviq.
Përveç rrugëve, Vuçiq premtoi në Bujanoc, si gjatë vizitës së tij në vitin 2019, të sjellë investitorë në në Banjë të Bujanocit dhe të hapë të paktën një fabrikë, si dhe ndihmë shtetërore për rindërtimin e shkollave në Bilaç dhe Tërnoc, fshatra këto të banuara me shqiptarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *