NGA SHETITORJA DERI TEPARKU, QENDRA E BUJANOCIT NË ERRËSIRË, KOMPETENTËT NUK DIJNË ASGJË PËR KËTË

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 18 prill 2023. Rruga Karagjorgje Petroviq ,në qendër të Bujanocit, që strihet nga shëtitorja deri te parku, ka dy javë që është në errësirë të plotë, pasi nuk funksionon ndriçimi rrugor, ndërsa autoritetet në Komunë nuk dinë asgjë për këtë. Kryeshefja e Drejtoratit për investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq, thotë se është e pashembullt që qytetarët të mos e raportojnë problemin tek ata, por tek mediat lokale.
– Rruga ka dy javë që është errësuar dhe askush nuk reagon e as nuk raporton për këtë problem, është gabim i madhë që qytetarët nuk raportojnë te autoritetet, por te ju, për këtë nuk kam çfarë të them – thotë për Bujanovaçke, Azemovic. Ajo sërish apeloi tek qytetarët që për çdo problem me ndriçimin publik të lajmërojnë autoritetet lokale apo direkt në shërbimet komunale, në mënyrë që problemi të zgjidhet me kohë.
Sipas saj, ekipi përgjegjës për ndriçimin rrugor aktualisht ndodhet në terren dhe mjaft larg qytetit, por punëtorët do të njoftohen për këtë problem sapo të kthehen nga terreni dhe do t’i dërgojmë të shohin se çfarë po ndodh.
– Ajo pjesë e qytetit është nën kontroll automatik, kështu që nuk e di se çfarë mund të jetë problemi, por patjetër do të dërgoj një ekip për verifikim të gjendjes – shtoi Azemoviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *