Bujanoc, 18 prill 2023. Pas katër ditësh pushim, qytetarët e Serbisë do të kenë edhe një mini-pushim të paktën po aq ditësh.
Dita e Punës, 1 Maji, “bie” të hënën dhe si festë kombëtare nënkupton dy ditë jo pune, kështu që “punëtorët dhe qytetarët” nuk do të shkojnë në punë deri të mërkurën, 3 maj.
Nëse keni parasysh që festës i paraprin një fundjavë, ka mundësi për një pushim tjetër, sidomos për ata që nuk e kanë shfrytëzuar pushimine vitit të kaluar, për të kombinuar një duzinë ditësh jo pune.
Përndryshe, Një Maji u shpall një festë ndërkombëtare e punës në kujtim të demonstratave të lëvizjes punëtore në 1886 në Çikago.
Në Serbi, megjithatë, kjo ditë është e rezervuar për pikniqe, barbekju dhe shoqërim në natyrë. Mirëpo, në Bujanoc, asnjëherë për 1 Maj nuk ka pasur pikniqe të tilla në natyrë, edhe pse qyteti ynë ka vende të përshtatshme për të në afërsi.
Kjo festë në vendin tonë u festua për herë të parë më 1 maj 1893, me tubime të mëdha proteste në Beograd.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…