Bujanoc, 18 prill 2023. Pas katër ditësh pushim, qytetarët e Serbisë do të kenë edhe një mini-pushim të paktën po aq ditësh.
Dita e Punës, 1 Maji, “bie” të hënën dhe si festë kombëtare nënkupton dy ditë jo pune, kështu që “punëtorët dhe qytetarët” nuk do të shkojnë në punë deri të mërkurën, 3 maj.
Nëse keni parasysh që festës i paraprin një fundjavë, ka mundësi për një pushim tjetër, sidomos për ata që nuk e kanë shfrytëzuar pushimine vitit të kaluar, për të kombinuar një duzinë ditësh jo pune.
Përndryshe, Një Maji u shpall një festë ndërkombëtare e punës në kujtim të demonstratave të lëvizjes punëtore në 1886 në Çikago.
Në Serbi, megjithatë, kjo ditë është e rezervuar për pikniqe, barbekju dhe shoqërim në natyrë. Mirëpo, në Bujanoc, asnjëherë për 1 Maj nuk ka pasur pikniqe të tilla në natyrë, edhe pse qyteti ynë ka vende të përshtatshme për të në afërsi.
Kjo festë në vendin tonë u festua për herë të parë më 1 maj 1893, me tubime të mëdha proteste në Beograd.
Početna FILLIMI PËR TË PUNËSUARIT DHE QYTETARËT SË SHPEJTI SË PAKU EDHE KATËR DITË PUSHIM, EDHE MË SHUMË PËR ATA QË NUKE KANË SHFRYTËZUAR PUSHIMIN E VITIT TË KALUAR
PËR TË PUNËSUARIT DHE QYTETARËT SË SHPEJTI SË PAKU EDHE KATËR DITË PUSHIM, EDHE MË SHUMË PËR ATA QË NUKE KANË SHFRYTËZUAR PUSHIMIN E VITIT TË KALUAR
Bujanovačke19. Apr 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostNGA 1 JANARI 2024 KOSOVARËT PA VIZA NË BE
Next PostNGA SHETITORJA DERI TEPARKU, QENDRA E BUJANOCIT NË ERRËSIRË, KOMPETENTËT NUK DIJNË ASGJË PËR KËTË
Related articles
ELEKTRODISTRIBUCIONI: BANORËT LOKAL NUK LEJUAN VENDOSJEN E SHTYLLËS SË RE ELEKTRIKE
Bujanovačke11. Oct 2024.