VUÇIQ DHE BRATU MBI POZITËN E PAKICAVE NË SERBI

Bujanoc, 19 prill 2023. (Foto Instagram) – Ambasadori i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu, i cili gjatë mandatit të tij disa herë ka vizituar Bujanocin, ka biseduar me presidentin Aleksandar Vuçiq për pozitën e pakicave në Serbi. Vuçiq njoftoi në llogarinë e tij në Instagram, buducnostsrbijeav, se ai dhe Bratu diskutuan “tema me interes jetik për Republikën e Serbisë”.
“Takim me shefin e Misionit të OEBS në Serbi, Jan Bratu. Diskutuam për çështjet e rëndësishme të progresit të Serbisë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare, forcimit të mëtejshëm të pavarësisë së gjyqësorit dhe të gjitha tema të tjera të rëndësishme me interes jetik për Republikën e Serbisë. I jam mirënjohës Jan Bratu për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë dhe e konsideroj një nga miqtë e rrallë dhe të sinqertë të Serbisë”, ka thënë Vuçiq.
Bratu ka qëndruar disa herë në Bujanoc, ku me zyrtarët lokal ka biseduar për pozitën e komunitetit shqiptar në jug të Serbisë. Ai premtoi se do të “hapte” çështje të diskutueshme, në radhë të parë ato që kanë të bëjnë me zbatimin e “Planit 7-pikësh”, i cili u miratua nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013, me presidentin Vuçiq.
Gjithashtu, ai dhe misioni i OSBE-së morën pjesë aktive në organizimin dhe zbatimin e regjistrimit të popullsisë vitin e kaluar, të cilin shqiptarët e bojkotuan në vitin 2011.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *