DREJTORI I MEGALLIT: IU KEMI BOXH PAGA PUNONJËSVE, NËDRSA NË STOQE KEMI MALLË ME VLERË 1.3 MILIONË EURO

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 21 prill 2023. Punëtorëve të fabrikës së kaldajave Megal në Bujanoc, nuk u janë paguar pagat për muajt janar, shkurt dhe mars, ndërsa vonesën e pagave e ka konfirmuar për portalin tonë drejtori Dragoljub Kostiq. Sipas drejtorit, Megall në stoqe ka mallra me vlerë 1.3 milionë euro, të cilat nuk mund t’i shesë për shkak të mungesës dhe çmimit të lartë të peletit. “Do të arrijmë të dalim nga kjo situatë, por na duhet pak durim”, thotë Kostiq.
– Fakti eshte se jemi vonuar me pagesen, jane paguar taksat dhe kontributet, por jo rroga neto e janarit dhe shkurtit, tani ne prill duhet paguar per muajin mars, qqë i bie tri rroga te papaguara – thotë Kostiq për portalin tonë.
Problemi, thotë ai, është te stoqet e mëdha të kaldajave që janë krijuar për shkak të mungesës dhe çmimit të lartë të peletit dhe është normale, thotë ai, që njerëzit nuk kanë blerë kaldaja me pelet. Ky stok ka vlerën e 1.3 milionë eurove.
– Tani situata është duke u stabilizuar, blerja e kaldajave me pelet ngadalë po rritet, sepse ndërkohë çmimi i peletit ka rënë në nivele të arsyeshme, por do të duhet pak kohë që njerëzit të fitojnë përsëri besimin – shton Kostiq.
Dy vite më parë, siç thotë ai, kanë shitur rreth 85 për qind të kaldajave me pelet, prandaj edhe kanë pritur një plasman të ngjajshëm edhe në vitin 2022, por ka ndodhur pikërisht e kundërta – shitjet kanë rënë në vetëm 10 për qind.
– Ne kemi mbulesë në stoqe, por nuk mund t’u japim kaldaja njerëzve në vend të pagave, njerëzit kanë punuar dhe kanë fituar para, por derisa t’i shesim, rrogat do të vonohen – thotë Kostiq.
Shpresojnë, siç thotë ai, që situata të zgjidhet së shpejti dhe për një gjë të tillë kanë një paralajmërim. Priten edhe disa pagesa. Kostiq thekson se ky nuk është problem vetëm në Serbi, por edhe në vendet përreth, siç është rasti me Maqedoninë dhe Greqinë.
– Zgjeruam tregun, filluam eksportet në Poloni dhe Sllovaki, do të kemi dërgesa edhe në Slloveni. Do të arrijmë ta nxjerrim veten nga kjo situatë, por na duhet pak durim – përfundon Kostiq.
Kujtojmë se kriza në fabrikën Megall në Bujanoc, ku punojnë 110 punëtorë, ka filluar në gjysmën e parë të vitit 2022, për të cilën Bujanovaçke tashmë ka shkruar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *