KOMUNA PËRZGJEDHË KOMPANINË E CILA DO T’I ASFALTOJ RRUGËT NË FHSATRAT E BUJANOCIT, ME KOSTO 15 MILIONË DINARË PËR 2 KILOMETRA

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 21 prill 2023. (Foto nga arkivi) – Punën në vlerës prej 15 milion dinarë (me TVSH), për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Lilancë, Llopardincë, Karadnik dhe Zhuzelicë të Bujanocit, komuna ia ka caktuar kompanisë “Saba Bellça” nga Presheva, me të cilat do të asfaltohen për diçka më pakë se 2 kilometra rrugë.
Sipas të dhënave të portalit të Prokurimeve Publike, për këtë projekt janë pranuar tri aplikacione dhe oferta më e favorshme është nga një kompani nga Presheva, e cila është 10 mijë dinarë më e ulët se oferta e një kompanie nga Vranja.
Siç pritej, projektet do të kushtojnë shumë më pak se vlera e parashikuar e punimeve, gjegjësisht shuma prej 21.8 milionë dinarë (pa TVSH) që ka përgatitur Komuna.
Projekti parasheh asfaltimin e rrugës prej 990 metrash në Lilanacë, për këtë arsye komuniteti lokal i këtij fshati ka protestuar, pasi siç kanë deklaruar, nuk e kanë kërkuar fare atë rrugë, e për të cilën ka shkruar Bujanovacke.
Plani është asfaltimi i 400 metrave rrugë afër varrezave në Llopardinacë, asfaltimi i një rrugice në Karadnik në gjatësi 330 metra, ndërsa Zhuzhelicasit do të fitojnë asfaltimin e rrugës në Mëhallën Strugarëve, e cila është 265 metra e gjatë. Duke përfshirë rrugën në Lilanac, gjatësia totale e rrugëve që pritet të asfaltohet është 1.985 metra.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *