Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 24 prill 2023. (Foto ilustrim nga arkivi) – Ndërtimi i rrugës Boroc – Novosellë, një nga premtimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për qytetarët gjatë vizitës së tij në Bujanoc në mars, tashmë ka filluar dhe makinat janë në terren, ka konfirmuar për portalin tonë deputeti Nenad Mitroviq.
Mitroviq theksoi se në rrugën ndërmjet këtyre dy fshatrave të komunës së Bujanocit asnjëherë nuk ka pasur asfalt dhe se kjo do të ndryshojë së shpejti, siç thotë ai, falë presidentit Vuçiq.
Është një seksion 6 kilometra i gjatë.
– Rruga ekzistuese është e pa mirënmbajtur, dhe banorët e dy fshatrave presin asfalt prej vitesh. Kjo do të ndryshojë tani, siç ka premtuar presidenti Vuçiq – thotë Mitroviq.
Ai theksoi se rruga e re do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve të parapara, gjegjësisht është planifikuar edhe ndërtimi i kanaleve për kullimin e ujrave atmosferik të përroskave.
Kjo është ndihmë direkte shtetërore për komunën e Bujanocit, shtoi ai. Në ndërtimin e rrugës ishte angazhuar kompania shtetërore “Rrugët e Serbisë”.
Vuçiq premtoi edhe asfaltimin e rrugës Lagjeja e Re – Rakoc, gjetjen e investitorit për Banjën e Bujanocit dhe hapjen e së paku një fabrike. Mitroviq paraprakisht i tha Bujanovaçkes se është i sigurt se të gjitha premtimet e presidentit do të realizohen.
MITROVIQ: KA FILLUAR NDËRTIMI I RRUGËS BOROC – NOVOSELLË, MAKINERIA NË TEREN
Bujanovačke25. Apr 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostPËR NUMRIN E SERBËVE, SHQIPTARËVE E ROMËVE NË BUJANOC, DO TË DIHET TË PREMTEN
Next PostEDHE STEFANA NGA LEVOSOJA NË GARAT REPUBLIKANE PËR BIOLOGJI