RRUFEJA GODET MBI LLOPARDINCË, BANORËT MBETEN PA TELEVIZORË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 25 prill 2023. Për shkak të goditjes së rrufesë gjatë stuhisë së djeshme në Llopardincë afër Bujanocit, pa rrymë, por edhe pa televizorë kanë mbetur dhjetëra shtëpi, mësojnë Bujanovaçke në këtë fshat. Rrufeja ka goditur një pemë dhe një shtyllë të hënën rreth orës 16:00 dhe ka shkatërruar izolatorin.

Nga goditja janë dëmtuar dhjetë televizorë, sipas banorëve të zonës, familjet e të cilëve nuk kanë pasur energji elektrike deri në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm.

Riparimi i defektit për Bujanovaçke është konfirmuar në Distribucionin e Vranjës.

Megjithatë, siç na thanë, nuk do të ketë zhdëmtim për televizorët e prishur.

– Nuk është përgjegjësia jonë nëse ndodh një mosfunksionim gjatë një stuhie. Ky dëm është shkaktuar nga oditja e rrufesë, ndaj nuk do të ketë zhdëmtim, të paktën jo nga EPS – na tha kujdestari në Qendrën Dispeçerike.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *