FESTIVALI I KULTURSË SHQIPTARE PËR HERË TË PARË NË BUJANOC

Bujanoc, 26 prill 2023. Në dy ditët e ardhshme në Bujanoc do të mbahet Festivali Kombëtar i Këngës dhe Valleve Shqiptare, ku do të marrin pjesë shoqëri dhe ansamble kulturo-artistike nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Organizatorë të festivalit janë shoqatat e Bujanocit “Zëri i Luginës” dhe “Jehona”, kurse programi do të realizohet nën patronatin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, transmeton Folonline.
Festivali mbahet më 27 dhe 28 prill në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, ndërsa shfaqjet fillojnë në ora 19:30.
Ky është festivali i parë i tillë në Bujanoc.
Në këtë festival do të marrin pjesë: Ansambli “Arian Plaku” Durrës – Shqipëri, SHKA “Trojet Tona” Ulqin-Mali i Zi, Ansambli “Folklori ndër breza” Elbasan – Shqipëri, Ansambli “Bajram Shabani” Kumanovë – Maqedonia e Veriut, QK “Ana Morava” Viti – Kosovë, SHKA” Minatori” Kishnicë – Kosovë, Ansambli “Gurra” Gjilan – Kosovë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *