NUK KA MË MËSHIRË, FEDERATA E PËRJASHTON KF “TËRNOCI” NGA ZONA JUG

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 27 prill 2023. Klubi i futbollit “Tërnoci”, për të cilin luajnë shqiptarët, do të përjashtohet nga zona e Jugut, sepse tërnocasit nuk e kanë luajtur as ndeshjen e xhiros së 21-të kundër Luginës në Preshevë, të mërkurën (26 prill). “Dispozitat e garës kërkojnë që klubi që nuk luan dy ndeshje të suspendohet”, thotë kryetari i Federatës komunale të futbollit (FKF) të Bujanocit, Oliver Trajkoviq.
Ai ka konfirmuar për portalin tonë se tërnocasit nuk janë paraqitur dje në Preshevë, gjë që e ka vlerësuar si tërheqje përfundimtare nga gara e mëtutjeshme.
– Zona Jug nuk është nën juridiksionin e federatës komunale, por si futbollist mund të flas për propozicionet e garës, të cilat janë të qarta dhe thonë se nëse një skuadër nuk luan dy ndeshje, por se ato regjistrohen me rezultat zyrtar, pason suspendimi – thotë Trajkoviq.
Tërnocasit duhej ta luanin ndeshjen me Luginin më 15 prill, por ata refuzuan, si dhe ndeshjen me Alakincën, një javë më parë. Federata e Futbollit të Rajonit të Serbisë Lindore (FFRSL) më pas u ofroi tprnocasve një datë të re për zhvillimin e ndeshjes me Luginën, për të qëndruar në ligë, gjë e cila u negociua ditët e kaluara nga përfaqësuesit e dy palëve.
Në ndërkohë është suspenduar edhe referi Aleksandar Nikoliq nga Leskoci, i cili ka përjashtuar tre lojtarët mysafirë gjatë ndeshjes në Vladiçin Han më 1 prill ndërmjet skuadrës vendase Morava dhe KF “Tërnoci”. Pas asaj ndeshjeje, tërnocasit kërcënuan se do të tërhiqen nga gara, duke e akuzuar shoqatën për diskriminim në baza kombëtare.
Spekulohet se vendimi përfundimtar i KF “Tërnoci” për t’u tërhequr nga liga është ndikuar nga politika.
Bujanovaçke ka tentuar të mësojë nga kryetari i klubit të Tërnocit, Jusuf Hasani, se pse lojtarët nuk kanë dalë dje në fushë në Preshevë, por ai nuk iu përgjigj thirrjeve tona sot dhe ditët e kaluara.
Për të njëjtën arsye si KF “Tërnoci”, “Dinamo” e Vranjës dy ditë më parë u përjashtua nga Liga e Qarkut. Klubi i Vranjës nuk i luajti as dy ndeshjet e fundit të ligës, kështu që në përputhje me dispozitat u përjashtua nga gara.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *