SHPENZIMET KOMUNALE: 6 MILIONË DINARË PËR PËRFAQËSIM, UDHËTIME DHE FATURA TELEFONIKE

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 27 prill 2023. Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, zëvendësi i tij Shqiprim Musliu, si dhe e gjithë Administrata Komunale, nga viti 2021 e deri më sot kanë shpenzuar gjithsej 6 milionë dinarë për reprezentim, udhëtime zyrtare dhe fatura të telefonisë mobile.
Sipas të dhënave që ka marrë Bujanovaçke, sipas ligjit për qasje në informata me rëndësi publike, vetëm për reprezentim, nga janari 2021 e deri më sot janë shpenzuar 3,5 milionë dinarë, për udhëtime zyrtare 1,3 milionë, ndërsa shuma e faturave për telefonat mobil në të njëjtën periudhë arrin në 1.2 milionë dinarë.
Në vitin 2021, shpenzimet e përgjithshme të kabinetit të kryetarit, zëvendësit të tij dhe të tjerëve në Administratën komunale arrijnë në 2.3 milionë, në vitin 2022 janë 3 milionë, ndërsa për tre muajt e parë të vitit 2023 janë 700.000 dinarë.
Nga gjithsej 6 milionë dinarë të shpenzuar për këto qëllime, 3,7 milionë ishin shpenzime të Administratës Komunale, ndërsa 2,3 milionë shkuan për shpenzimet e kabinetit të kryetarit të komunës dhe zëvendësit të tij.
Ajo që mund të konkludohet në bazë të të dhënave që kemi marrë është se përfaqësimi, i cili përfshin edhe shtypjen e materialit përfaqësues (fletore, broshura, çanta reklamuese, stilolapsa, USB flash drive…) padyshim që harxhon më shumë para brenda një viti. Vetëm në vitin 2022 janë shpenzuar 1.8 milionë për këto qëllime, ndërsa në vitin pararendës – 2021 janë shpenzuar 1.1 milionë.
Bujanovaçke nesër ndaras do të merret me shpenzimet e përfaqësimit të kryeshefit të Administratës komunale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *