Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 27 prill 2023. Kuvendi I elektorëve për zgjedhjen e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) do të mbahet më 7 maj në ora 10:00 në Pallatin e Sporteve “Rinia” në Bujanoc. Të drejtë vote në zgjedhje kanë 523 elektorë.
Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave konfirmoi se zgjedhjet do të mbahen në pallatin e sporteve të Bujanocit, e cila ditë më parë u dërgoi ftesa zgjedhësve për kuvendin elektoral.
Bujanovaçke më herët kishte njoftuar se Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit do të ketë më së shumti elektorë – rreth 180 dhe Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit dhjetë më pak. Partitë e tjera që do të marrin pjesë në zgjedhje – Lëvizja për Progres Demokratik (LPD), Partia Demokratike (PD) dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) – do të kenë nga 50 deri në 60 elektorë.
“Në Kuvendin e Elektorëve mund të marrin pjesë vetëm elektorët, aplikimi i të cilëve është konfirmuar me vendim të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social. Nëse një elektor largohet nga godina e pallatit të Sporteve gjatë gjatë mbajtjes së Kuvendit, më nuk do të mund të kthehet në sallën ku mbahet Kuvendit të elektorëve”, njofton ministria.
Në zgjedhjet e drejtpërdrejta të 13 nëntorit, PVD dhe Alternativa morën më shumë vota dhe fituan nga pesë mandate në KKSH, PD dhe Lëvizja për Progres Demokratik nga dy, ndërsa një mandat i takoi Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH).