BASHKË ME FQINJËT E TIJ, NAGIP TASHI PO FILLON NGRITJEN E PARKUT NË TËRNOC, THOTË SE NUKM LLOGARITË NË NDIHMËN E KOMUNËS DHE BASHKËSISË LOKALE

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 28 prill 2023. Nagip Tashi nga Tërnoci iniciatori i peticionit për ndërtimin e parkut, ka filluar me pastrimin e sipërfaqes së tokës në qendër të fshatit ku, bashkë me banorët lokal ka inicuar ndërtimin e një parku. Siç thotë ai, nuk mund të llogarisë në ndihmën e Komunës së Bujanocit dhe Bashkësisë Lokale të Tërnocit.
Në mesin e marsit, Tashi nisi një peticion për ndërtimin e parkut në fshatin Tërnoc, me me ç’rast përmes nënshkrimeve mori mbështetjen e 517 qytetarëve, ndërsa më pastaj peticionin ia ka dërguar Bashkësisë Lokale të Tërnocit dhe Komunës së Bujanocit.
– Bashkësia lokale e Tërnocit ende nuk i është përgjigjur kërkesës sonë ndërkaq Komuna e Bujanocit nuk mund dhe nuk dëshiron të përfshihet, sepse toka që duam ta rregullojmë nuk është në pronësi të komunës – thotë Tashi për Bujanovaçke.
Në të vërtetë, vendi ku banorët e Tërnocit duan të ndërtojnë park është në pronësi të NP “Srbijavode”, i kanë konfirmuar Tashit në Komunë.
Megjithatë, plani i tij është që bashkë me fqinjët e tij dhe të tjerët që e mbështesin idenë e tij, të fillojë këto ditë pastrimin e tokës, në mënyrë që kjo sipërfaqe të pastrohet dhe të deri në fillim të verës.
– Unë marr përgjegjësi dhe dua ta pastroj sa më shpejt, sepse ka shumë mbeturina që duhen hequr. Tani duket si një xhungël ndërsa mund të jetë një vend i mrekullueshëm për lojë dhe rekreacion për fëmijët dhe bashkëqytetarët tanë – shton Tashi.
Rëndësinë e një nisme të tillë e kuptuan jo vetëm njerëzit që jetojnë në Tërnoc, por edhe ata që e lanë atë kohë më parë.
– Ideja ime u mbështet nga ata që u larguan nga Tërnoaci shumë kohë më parë, ata e kuptuan rëndësinë e këtij projekti dhe domosdoshmërinë për të krijuar një vend të sigurt, të mbrojtur nga trafiku, ku fëmijët, në vend që të shikojnë celularët e tyre, mund të rrinë jashtë dhe ta kalojnë kohën në mënyrë sa më kualitative – tha Tashi më herët për portalin tonë.
Tashi është punëtor i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc dhe ky nuk është projekti i parë që e ka iniciuar. Edhe simboli me emrin e qytetit, i cili u vendos në sheshin e Bujanocit, ishte edhe ide e tij, e cila u realizua me sukses, për të cilën Bujanovacke ka shkruar më herët.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *