ARIFI: BUJANOCI QENDËR KOMBËTARE E KULTURËS SHQIPTARE

Bujanoc, 29. prill 2023. “Për dy ditë me radhë Bujanoci ishte qendër kombëtare e kulturës”, tha kryetari i komunës, Nagip Arifi, gjatë Festivalit Kkombëtar të këngës dhe valleve shqipe, në të cilin morën pjesë shoqëri kulturore – artistike dhe ansamble nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
“Në kuadër të këtij festivali, të premten, presidenti Arifi ka pritur në kabinetin e tij përfaqësues të shoqërive kulturore – artistike nga Elbasani, Durrësi, Ulqini, Gjilani dhe Kishnica, të cilët po marrin pjesë në këtë festival”, njoftojnë nga Komuna.
Dy ditët e Festivalit – 27 dhe 28 prill, u mbajtën në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc.
Një shfaqje pati edhe në sheshin e qytetit.
Arifi u shpreh i kënaqur që Bujanoci këto dy ditë është bërë qendër kulturore kombëtare.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *