USHTARËT SERBI DHE AMERIKAN VIJUES TË KURSIT NË BAZËN JUG

Bujanoc, 29. prill 2023. (Foto MM) –Në bazën “Jug” afër Bujanocit përfundoi Kursi taktik ndërkombëtar për bashkëpunim Ccivilo-ushtarak, ku morën pjesë oficerë dhe nënoficer të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kursi u organizua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë për specialistë në fushën e bashkëpunimit civilo-ushtarak, me qëllim ofrimin e trajnimeve shtesë për kryerjen e detyrave funksionale në operacionet paqeruajtëse.
Kursi përfundoi të premten me dorëzimin ceremonial të certifikatave.
“Gjatë trajnimit tetëditor në bazën “Jug” dhe në terrenin “Borovac”, pjesëmarrësit plotësuan njohuritë e tyre për aktivitetet e organizatave civile në zonat e operacioneve të paqes dhe iu nënshtruan trajnimeve praktike për të punuar në pozita të ndryshme në ekipe dhe njësitë e bashkëpunimit civilo-ushtarak, njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes.
Trajnimi u krye nga një ekip miks i instruktorëve nga Ushtria Serbe dhe Forcat e Armatosura të SHBA-së, si dhe ligjërues të ftuar nga Departamenti për Situata Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.
“Zbatimi i këtij trajnimi të përbashkët paraqet vazhdimësi të bashkëpunimit të suksesshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë me Forcat e Armatosura të SHBA-së në fushën e bashkëpunimit civilo-ushtarak. Qëllimi i kursit u arrit plotësisht dhe pjesëmarrësit u trajnuan për kryerjen e detyrave të specializuara në një mjedis ndërkombëtar”, tha ministria.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *