DEPARTAMENTI I SHTETIT NË PRAG TË TAKIMIT NË BRUKSEL: THEMELIMI I MENJËHERSHËM I AKS

Bujanoc, 2. maj 2023. Këshilltari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Schole, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që menjëherë të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe (AKS).

Të hënën, Schole ka biseduar me Kurtin, siç tha ai, për rëndësinë e formimit të menjëhershëm të Asociacionit të Komunave Serbe dhe për partneritetin e fortë mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Bisedë shumë e mirë me kryeministrin Albin Kurti për takimin e nesërm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në kuadër të Dialogut të zhvilluar nën kujdesin e Bashkimit Evropian, rëndësinë e krijimit të menjëhershëm të AKS-së dhe një partneritet të fortë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.

Temat kryesore të bisedës mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në takimin e sotëm në Bruksel, siç ishte paralajmëruar edhe nga BE-ja, do të jetë Deklarata për Personat e Pagjetur dhe prezantimi i Projektstatutit të Asociacionit të komunave Serbe.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *