FILLON RIPARIMI I FONTANAVE NË SHESH

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 2. maj 2023. Sot ka filluar riparimi i fontanave në sheshin kryesor në Bujanoc, të cilat nuk funksionojnë me vite. Pas procedurës së prokurimit public, NP “Komunalia” ia besoi këtë punë kompanive “Burimi Drilling” nga Samolica dhe “Saba Bellça” nga Presheva.

Rindërtimi dhe riparimi i shatërvanit do të kushtojë 4 milionë dinarë.

Është planifikuar një rikonstruksion i plotë – vendosja e pajisjeve të filtrimit të ujit, instalimi hidraulik, instalimi elektrik, ndriçimi i pishinës, mirëmbajtja e cilësisë së ujit të pishinës.

Drejtori i Komunalcit Ruzhdi Halili paraprakisht theksoi se pret që punimet në riparimin e fontanave të përfundojnë deri më 9 maj – Dita e Europës, e cila festohet edhe në Bujanoc si Dita e Komunës.

Mesa duket njoftimi i Halilit është arsyeja që punimet kanë nisur në një ditë jo pune për shkak të festës së 1 Majit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *