KAMBERI NGUSHLLON FAMILJET E TË VRARËVE NË SHKOLLËN BEOGRADASE

Bujanoc, 3. maj 2023. (Foto: xhirim nga ekrani) – Deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave në tragjedinë e sotme, kur një nxënës vrau tetë shokë të klasës dhe një roje në shkollën e Beogradit “Vlladisllav Ribnikar”.
“Vrasja e tetë fëmijëve dhe e një punëtori në një nga shkollat fillore të Beogradit është i dhimbshëm si lajm dhe i tmerrshme si fakt. Shpreh keqardhjen time për tragjedinë që ndodhi dhe shpresoj që incidente të tilla të mos ndodhin më kurrë. Jeta e fëmijëve është e çmuar. Bashkëndjejë dhimbjen e familjeve të fëmijëve viktima të kësaj tragjedie”, ka shkruar Kamberi në llogarinë e tij në FB.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *