KURTI: AKS NUK MUND TË BËHET REPUBLIKA SERBE NË KOSOVË, PREZENTOVA VIZIONIN TIM

Bujanoc, 3. maj 2023. “Draft statuti i Ekipit Menaxhues që u prezantua është rezultat i dëshirës për një Republikë Serbe në Kosovë dhe është thelbësisht i papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti të martën në mbrëmje pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Kurti prezantoi “draft vizionin” e tij për çështjen e komuniteteve joshumicë në Kosovë, sipas nenit 7 të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve, bazuar në marrëveshjen për normalizim që Serbia tashmë e ka me Kroacinë, raporton Kossev.

Siç është paralajmëruar, Kurti dhe Vuçiq kanë miratuar Deklaratën për të Pagjeturit, për të cilën është rënë dakord në fillim të prillit, siç parashikohet në aneksin zbatues.
Me AKS, situata është ndryshe. Ekipi drejtues prezantoi draftin që ishte bërë në vitin 2018, por nuk duket se ka shkuar më larg se kaq.

Ndryshe nga kryetarja e Ekipit Menaxhues për hartimin e statutit të AKS-së, Danijela Vujiçiq, e cila më herët në mbrëmje tha se për shkak të një dinakërie të presidentit serb, në takim ka lindur “kaos” dhe se pala prishtinase nuk ka dashur që me qetësi ta dëgjojë gjithë procesin, andaj Kurti për media dëshmon të kundërtën.

Ai tha se me durim dhe vëmendje e ka dëgjuar prezantimin e draftit të këtij ekipi dhe më pas ka paraqitur qëndrimin e tij.

“Pas marrëveshjes për personat e pagjetur, me durim dhe kujdes e dëgjuam Ekipin Menaxhues që prezantoi draft-statutin me gjithsej 67 nene. Më pas kam deklaruar qëndrimin tim se një draft i tillë, ajo që kemi dëgjuar dhe lexuar, është thelbësisht e papajtueshme me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”, ka thënë Kurti, transmetojnë mediat kosovare.

Ai thotë se edhe përkundër gjithë kësaj, Prishtina është ende e interesuar për të gjetur një zgjidhje.

“Unë u thashë atyre në mënyrë të arsyetuar dhe logjike se projekt-statuti i AKS-së në thelb është i papajtueshëm me kushtetutshmërinë dhe prandaj është më mirë që diskutimi të fillohet në bazë të draftit të vizionit që propozova unë.

Edhe Boreli tha mbrëmë se pikëpamjet e palëve janë shumë të ndryshme. Ndonëse nuk priste asgjë tjetër, siç thotë ai, Borel e konsideron si zhvillim pozitiv Deklaratën mbi të pagjeturit dhe faktin që dy negociatorët ranë dakord që së shpejti të nisin negociatat për statutin e AKS-së, duke e marrë draftin si referencë për diskutim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *