Bujanoc, 2. maj 2023. (Foto: MPB e Serbisë) – Besojeni ose jo, zytari i policisë rrugore do të ketë mundësi t’ju falë për shkeljen, sipas ligjit, por ka disa kushte për këtë. E para është që projektligji të miratohet.
– Nëse projektligji miratohet, një zyrtar i autorizuar në kontrollin e drejtpërdrejtë të trafikut, në kushte të caktuara, do të mund t’i paralajmërojë pjesëmarrësit në trafik, domethënë të heqë dorë nga procedura kundërvajtëse. Mirëpo, ky autorizim do të zbatohet vetëm për shkeljet e lehta, për të cilat është paraparë gjobë në shumën fikse dhe të cilat nuk e rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë në komunikacion – shpjegon për portalin polovniautomobili, Sllavisha Llakiçeviq, kryeshef i Drejtorisë për policinë e trafikut.
Pra, do të ketë situata kur polici do të jetë në gjendje të “na shohë përmes gishtave”. Por ka edhe një kusht tjetër të rëndësishëm, që është të mos bëni pjesë në kategorinë e drejtuesve të mjeteve të penalizuar.
-Konkretisht, një shofer që ka bërë shkelje mund të kalojë me paralajmërim, por nëse nuk është dënuar në dy vitet e mëparshme, natyrisht në fushën e sigurisë në komunikacion. Gjithashtu, një paralajmërim mund të lëshohet vetëm një herë, dhe për të do të mbahen shënime – shpjegon kryeshefi Llakiçeviq.
Sigurisht që nuk është realiste të pritet që policia të falë shkelje të rënda, si drejtimi nën ndikimin e alkoolit, tejkalimi i shpejtësisë, mospërdorimi i rripit të sigurimit apo kalimi në semafor të kuq…
Vërejtje do të shqiptohet për një pjesë të kundërvajtjeve nga nenet 333 dhe 334 të Ligjit, për të cilat është paraparë gjobë fikse prej 5.000 dhe 3.000 dinarë. Ndaj bëhet fjalë kryesisht për kundërvajtje administrative, si patentë shoferi i skaduar, por edhe disa si drejtimi i automjetit gjatë ditës pa drita ndezur, drejtimi në korsi të verdhë etj.
Sido që të jetë, është mirë që të vendoset mundësia e paralajmërimit të drejtuesve të mjeteve, të cilët përndryshe janë të ndërgjegjshëm dhe që sillen me përgjegjësi ndaj të tjerëve.
LIGJI I RI MBI TRAFIKUN: KUDNËRVAJTJET QË POLICI MUND T’I FALË
Bujanovačke3. May 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostKËSHILLI I AMBASADORËVE SHQIPTARË I SHKRUAN BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE, KAMBERI MIRËNJOHËS
Next PostFILLON RIPARIMI I FONTANAVE NË SHESH