Bujanoc, 3. maj 2023. (Foto: RTS screenshot) – Në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar” – në qendër të Beogradit, janë vrarë tetë nxënës dhe një roje, ndërsa gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues janë plagosur, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Për këtë krim dyshohet nxënësi i shkollës K.K. (2009).
Sipas MPB-së, ai është gjetur në oborrin e shkollës ku edhe është arrestuar.
Një i mitur rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm ka hyrë në Shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar” në qendër të Beogradit, dhe ka filluar të qëllojë me armë drejt nxënësve.
Një numër i madh i prindërve të mbledhur nuk arritën të takonin fëmijët e tyre. Siç raportojnë gazetarët e N1, zona përreth vendit të ngjarjes është e bllokuar. Policia ka tentuar të largojë prindërit nga vendi i ngjarjes. Prindërit jashtë shkollës thanë se nuk u ishte thënë asgjë zyrtarisht. Ata debatuan edhe me policinë.
Policia bllokon hyrjen në rrugën “Mbreti Millutin”, ku ndodhet shkolla.
Në vendin e ngjarjes ndodhen disa patrulla policie. Në fuqi është aksioni policor Vihor.
Početna FILLIMI NË NJË SHKOLLË BEOGRADASE VRITEN TETË FËMIJË DHE PUNONJËSI I SIGURISË, TË SHTËNA NGA NXËNËSI
NË NJË SHKOLLË BEOGRADASE VRITEN TETË FËMIJË DHE PUNONJËSI I SIGURISË, TË SHTËNA NGA NXËNËSI
Bujanovačke3. May 2023.FILLIMI, KRONIKË, SHOQËRI0
Previous PostROMËT TË PAKËNAQUR ME REZULTATET E REGJISTRIMIT, THONË SE NË BUJANOC KA MË SHUMË ROMË
Next PostTË SHTËNA NË SHKOLLËN “VLLADISLLAV RIBNIKAR”: TASH MOS PYETNI PSE