VUÇIQ PAS TAKIMIT ME KURTIN: ËSHTË E QARTË SE NUK DËSHIRON TA PËRMBUSHË DETYRIMIN E TIJ DHE TA FORMOJ AKS

Bujanoc, 3. maj 2023. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj për formimin e Asociacionit të komunave serbe. Vuçiq ka thënë gjithashtu se Kurti ka refuzuar propozimin e Bashkimit Evropian për tejkalimin e krizës pas zgjedhjeve në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga serbët.

“Kemi pasur takime të vështira dhe do të thosha se jam shumë i shqetësuar, sepse për çështjen kyçe të formimit të AKS-së, është e qartë se Prishtina nuk dëshiron të përmbushë angazhimin e saj të dhjetë viteve më parë”, u tha Vuçiq gazetarëve pas një raundi i ri i dialogut nën kujdesin e BE-së në Bruksel, raporton N1.

“Sot për herë të parë arritëm në mur dhe ishte e qartë që nga momenti i prezantimit të draftit të Ekipit Menaxhues”, tha Vuçiq.

Sipas tij, përfaqësuesit e Prishtinës kanë përsëritur se një AKS i tillë nuk është në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe se nuk e duan Republikën Srpska në Kosovë.

“Të gjitha nenet e Statutit qartazi i referohen neneve të miratuara më parë nga viti 2013 dhe 2015. Nuk ka asnjë pikë në të cilën të diskutohet diçka që nuk është rënë dakord dhe nuk është nënshkruar tashmë”, ka theksuar Vuçiq.
Ai shtoi se në takim është diskutuar për situatën aktuale pas, siç tha ai, zgjedhjeve “të turpshme dhe jolegjitime” në veri të Kosovës dhe se BE-ja ka dalë me propozimin e saj, të cilin ai e ka pranuar, por Prishtina e ka refuzuar.

“Deri më 28 maj ata që kanë marrë 3.4 për qind të votave dhe 0.02 për qind të popullatës serbe… Dikush duhet të hyjë në zyra dhe ta zë atë hapësirë. E dini cili është rreziku? Edhe njerëzit në BE e dinë”, ka thënë Vuçiq, por nuk ka dashur të japë detaje për propozimin evropian.

“Shpresoj se bisedimet do të vazhdojnë dhe se pavarësisht se kemi arritur në një mur, do të mund të gjejmë zgjidhje në të ardhmen. Ne të dy duhet të bëjmë kompromise dhe lëshime. Në vitin 2015 unë dhe Mustafa kemi nënshkruar parimet, tani ata heqin dorë, thonë se askush nuk mund ta bëjë. Ose do të pranohet ajo që është rënë dakord në 2013 dhe 2015, ose është fundi i gjithçkaje. Dikush duhet ta kuptojë këtë”, tha ai.

Vuçiq përshëndeti miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur dhe premtoi se Serbia do të kontrollojë çdo lokacion ku shqiptarët e Kosovës shprehin dyshimin se aty gjenden eshtrat e të dashurve të tyre, por nënvizoi se Beogradi pret të njëjtën gjë nga Prishtina.

Presidenti i Serbisë paralajmëroi se kur nuk ka marrëveshje, gëzohen edhe shqiptarët ekstremë edhe serbët ekstremë.

Ai po ashtu u tha gazetarëve shqiptarë nga Kosova se Serbia ka bërë gabime të shumta në të kaluarën, por se ka frikë se Prishtina jo vetëm që nuk ka mësuar asgjë nga ato gabime, por po i bën ato në mënyrë edhe më të vrazhdë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *