SNEZHANA MISHIQ, SHKOLLA “SVETI SAVA”: NGA NE VARET QË SHKOLLAT TË JENË VENDE TË SIGURTA

Bujanoc, 4. maj 2023. Snezhana Mishiq, pedagoge në SHF “Sveti Sava” në Bujanoc, e prekur thellë nga ngjarja tragjike në shkollën “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, thotë se përveç nga ana profesionale, ka nevojë edhe morale për të mbështetur nxënësit dhe t’i ndihmoj ata të kapërcejnë këtë ngjarje të rëndë për të gjithë ne.
– Kujdesi për nxënësit është gjithmonë përgjegjësia dhe vëmendja më e madhe, ndërkaq shëndeti dhe gjendja mendore e nxënësve dhe të rinjve tanë është përgjegjësi e përbashkët dhe e barabartë – thotë Mishiq për portalin tonë.
Ajo tha se të gjithë kujdestarëve të klasave u ka shpërndarë një udhëzim se si duhet vepruar në situata krize, ndërsa po e transmetojmë të plotë mesazhin drejtuar të rinjëve pas kësaj ngjarjeje të rëndë:
Të tronditur thellë nga ngjarja tragjike e ndodhur në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave. Pasojat e kësaj tragjedie të paregjistruar në historinë moderne të shoqërisë sonë janë të paparashikueshme dhe po i ndjejmë ne të gjithë, si dëshmitarë të saj, të bashkuar në dhimbje me të gjithë ata që janë prekur drejtpërdrejt prej saj.
Sot, kur lexojmë për të rinjtë, jeta e të cilëve përfundoi pa e ndjerë jetën, më shumë se kurrë duhet t’u drejtohemi nxënësve tanë, t’i mbështesim ata në kapërcimin e traumave dhe t’i bindim se shkollat janë vendi ku ata të ndihen të sigurt dhe të sigurtë.
Të gjithë ne që punojmë në shkolla, veçanërisht në shërbimet pedagogjike-psikologjike, mund të ndihmojmë në punën tonë profesionale, si ta kapërcejmë dhe zgjidhim krizën.
Të vetëdijshëm se tragjedi si kjo lënë gjurmë të thella dhe duke respektuar diversitetin e secilit prej nesh në këtë përpjekje për të përballuar pasojat e saj, ftojmë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë të na kontaktojnë dhe t’i kalojmë këto momente të vështira së bashku.
Kjo ngjarje fatkeqe duhet të na kujtojë se sa e rëndësishme është të punohet për ruajtjen e shëndetit mendor dhe t’u ofrohet mbështetje e ndihmë fëmijëve dhe të rinjve brenda sistemit arsimor në tejkalimin e vështirësive, të gjithë të prekur nga kjo tragjedi, të kërkojnë ndihmë profesionale për të lehtësuar pasojat e trauma dhe parandalimi i përhapjes së frikës dhe dhunës mes nxënësve dhe të rinjve.
Mjafton që sot të përqafohen me njëri-tjetrin dhe të dinë se ka gjithmonë nevojë, kohë dhe moment për një përqafim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *