EDHE NË PRISHTINË NDIZEN QIRINJË PËR FËMIJËT E VRARË NË BEOGRAD

Bujanoc, 5. maj 2023. (Foto nga profili në FB i Valon Arifit) – Në qendër të Prishtinës para objektit të Teatrit kombëtar, të enjten në mbrëmje u ndezën qirinj për nder të nxënësve të rënë të shkollës së Beogradit “Vlladisllav Ribnikar”.

Siç raportojnë mediat kosovare, ndezjen e qirinjve e ka iniciuar aktivisti nga Presheva, Valon Arifi, një nga organizatorët dhe pjesëmarrës i festivalit “Merdita-Dobar dan”, i cili mbahet në Prishtinë.

Festivali filloi të enjten me një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë në Beograd, dhe nga festivali u hodh ideja për ndezjen e qirinjve në Prishtinë për të gjitha familjet dhe viktimat.

DITËT E ZISË NGA E PREMTJA DERI TË DIELËN, GJOBA TË RREPTA PËR SHKELËSIT

Ndër ata që ndezën qirinjtë ishin Nenad Rashiq dhe Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Qytetarët ndezin qirinj në shkallët para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehu publikisht ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

KURTI I SHPREHË NGUSHËLLIME FAMILJEVE TË VIKTIMAVE NË SHKOLLËN BEOGRADASE




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *