DREJTORËT: PRESIM NGA NJË POLIC NË SECILËN SHKOLLË TË BUJANOCIT

Bujanoc, 8. maj 2023. – Nxënësit e Bujanocit sot po kthehen në bankat shkollore për të vazhduar me mësimin e rregullt, konfirmuan për portalin ton drejtori i SHF “Branko Radiçeviq”, Nenad Tasiq, dhe drejtoresha e SHM. “Sveti Sava”, Svetlana Manasijeviqi dhe drejtori SHM “Sezai Surroi”, Zejni Fejzullahu.

Një polic shkollor duhet të jetë i pranishëm në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Bujanoc.

“Në territorin e Bujanocit kemi dy policë shkollorë të cilët i vizitojnë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, por shpresoj që nga sot numri i tyre do të rritet nga një polic në dhe në secilën shkollë – thotë Manasijeviq.

I të njëjtit mendim është edhe drejtori i shkollës së mesme “Sezai Suroi”, Zejni Fejzullahu, i cili për portalin tonë konfirmon se në Bujanoc janë vetëm dy policë shkollorë, njëri që i viziton shkollat “Sezai Suroi” dhe “Naim Frashëri” dhe tjetri që viziton shkollat “Sveti Sava” dhe “Branko Radiçeviq”.

-Edhe më herët kam kërkuar nga vetëqeverisja lokale që të shtohet numri i policëve të shkollave dhe të ketë një në secilën shkollë, por ata nuk e kanë miratuar, shpresoj se tani do të ndryshojë gjendja – thotë Fejzullahu.

Mësimi vazhdon në të gjitha shkollat në Serbi, përveç shkollës fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Vraçar, vendi i tragjedisë së madhe. Në atë shkollë nuk do të ketë mësim, por do të organizohet qëndrim i zgjatur për nxënësit e klasave të ulëta, nga e para deri në të katërtën, ndërsa mësimi do të fillojë ditën e mërkurë, më 10 maj. Masat e qeverisë po hyjnë në fuqi dhe që nga mëngjesi i sotëm policët janë vendosur në të 1800 shkollat e vendit. Ata do të jenë të pranishëm në të gjitha vendet publike ku mblidhen një numër i madh i qytetarëve, raporton RTS.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *