KARATEISTËT E KLUBIT “BESA” NGA BUJANOCI FITUAN SHTATË MEDALE NË VLLASOTINCË

Bujanoc, 8. maj 2023. – Karateistët e rinjë të Klubit të Karatesë “Besa” nga Bujanocit fituan shtatë medalje në Turneun Ndërkombëtar “Vlasotince Open 2023”, të mbajtur të dielën.

Shkëlqyen Anila Zairi, Flagranta Adili, Enes Beqiri dhe Albin Duraki, duke fituar medalje të arta në kategoritë e tyre përkatëse.

Donika Asani fitoi medaljen e argjendtë.

Medalja e bronztë shkoi për Florinda dhe Fatbardh Sherifi.

Me shtatë medalje të fituara, klubi i Bujanocit ishte ndër më të suksesshmit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *