MPB: DORËZONI ARMËT, PA PASOJA

Bujanoc, 8. maj 2023. (Foto: MPB) – Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka ftuar qytetarët që posedojnë armë të pa leje që ato t’i dorëzojnë në stacionin më të afërt policor, duke filluar nga sot (8 maj) deri më 8 qershor të këtij.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët që dorëzojnë armët pa leje nuk do të mbajnë përgjegjësi penale, nuk do të kenë pasoja dhe nuk do të duhet të dëshmojnë origjinën e armëve, tha Jellena Llakiçeviq, kryeshefe e Departamentit të Armëve nga Drejtoria për Çështje Administrative në MPB.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që posedojnë armë pa leje që t’i përgjigjen kësaj thirrjeje, të kontaktojnë stacionin më të afërt policor dhe t’i dorëzojnë armët për të cilat nuk kanë dokumente përkatëse”, ishte mesazhi i Llakiçeviq përmes kumtesës së MPB-së.
Ajo saktësoi se ftesa ka të bëjë me të gjitha llojet e armëve, automatike si dhe çdo armë tjetër, mina dhe lëndë plasëse, pjesë për armë dhe municione që qytetarët mund t’i kenë në mënyrë të paligjshme.
“Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që nuk i kanë dorëzuar në stacionet policore për ruajtje armët pas vdekjes së pronarit, ta bëjnë këtë tani”, thekson Llakiçeviq.
Armët në posedim të paligjshëm mund të dorëzohen nga qytetarët çdo ditë, nga ora 07:00 deri në orën 19:00, gjatë periudhës së caktuar, pa asnjë pasojë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *