SËRISH GJUAJTJE ME ARMË NË KASINON TE BREZNICA

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 8. maj 2023. Në fshatin Bujanoc të Breznicës, në brezin kufitar me Kosovën, mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri në kazinonë e këtij fshati. Siç mësojmë, sulmuesi ende i paidentifikuar ka qëlluar disa herë me kallashnikov në drejtim të objektit. Nga të shtënat nuk ka të lënduar.
Se ka pasur të shtëna, për Bujanovaçke, e ka konformuar policia e Vranjës.
– Mëngjesin e sotëm në orën 4:35 u raportua për të shtëna me armë zjarri në kazinonë Coloseum. Nuk ka pasur të lënduar. Policia ka njoftuar prokurorinë dhe po punohet për gjetjen e autorit të kësaj vepre- na thanë në Policinë e Vranjës.
Ky është një tjetër në serinë e incidenteve në kazinonë e Breznicës. Të shtëna ka patur edhe në nëntorin e vitit të kaluar, e cila atëherë ishte cilësuar si tentativë vrasje, ndërkaq po kjo kasino ishte cak i një grabitjeje, nga persona të armatosur me pushkë dhe pistoleta.
Kazinoja ndodhet në afërsi të pikës policore.
Pasi, në shkurt të vitit 2021, policia kosovare mbylli disa kazino në Karaçevë afër Kamenicës, në anën e Kosovës, shqiptarët nga Kosova vijnë për të luajtur bixhoz në territorin e komunës së Bujanocit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *