TE NJË NXËNËS I SHKOLLËS NË ZHBEVCË GJENDET LISTA E FËMIJËVE QË E KISHIN NGACMUAR

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 9. maj 2023. Në shkollën fillore “Dragomir Trajkoviq” në Zhbevcë të komunës së Bujanocit, te një nxënës 12-vjeçar të martën në mëngjes është gjetur lista e fëmijëve që e kishin ngacmuar, mëson jozyrtarisht Bujanovaçke. Policia ka konfirmuar se ka marrë denoncim për ngjarjen në Zhbevcë.
Nga Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë vepër penale dhe se kanë urdhëruar që në rastin të përfshihet psikologu i shkollës dhe Qendra për punë sociale.
“Prokurori dhe gjyqtari nuk mund të veprojnë. Bëhet fjalë për një të mitur 12-vjeçar i cili nuk ka përgjegjësi penale”, u tha për Bujanovaçke në Prokurori.
Policët kanë qenë në shkollën e Zhbevcit mëngjesin e sotëm.
Të hënën, MPB-ja konfirmoi se në tri shkolla në Serbi, nxënësit bënë listat e nxënësve që do t’i qëllonin. Të gjithë ata janë marrë në mbajtje së bashku me prindërit ndërsa janë denoncuar nga nxënësit dhe prindërit e tyre, raporton N1.
Bujanovaçke nuk ka arritur të kontaktojë me shkollën në Zhbevcë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *