VUÇIQ: REKONSTRUIMI I QEVERISË MANDEJ ZGJEDHJET, OSE MENJËHERË NË ZGJEDHJE

Bujanoc, 9. maj 2023. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se fajëson kryeministren Ana Brnabiq për faktin se qeveria ndonjëherë funksionon si një “orkestër e çakorduar” dhe se “do të shkohet në rikonstruimin e Qeverisë, pastaj zgjedhje ose menjëherë në zgjedhje”.

Të hënën në mbrëmje, Vuçiq tha në “Happy TV” asnjëherë nuk u ka ikur zgjedhjeve, edhe pse nuk mendon se tani është një zgjidhje e mirë.

Ai ka reaguar ndaj kërkesës në protestën “Serbia kundër dhunës”, të mbajtur dje, që disa zyrtarë të japin dorëheqje për shkak të tragjedive në shkollën fillore të Beogradit “Vlladisllav Ribnikar” dhe në Mlladenoc.

– Doni dorëheqjen e qeverisë apo të presidentit, doni dorëheqjen e të gjithëve? Nuk ka problem, disa do t’i merrni menjëherë, disa ndoshta pak më vonë, kështu që le të shkojmë përsëri në zgjedhje – tha Vuçiq.

– Unë nuk do të iki kurrë nga zgjedhjet, edhe pse nuk mendoj se është një zgjidhje e mirë. Ata mendojnë se rejtingu i tyre po rritet dhe njerëzit janë të neveritur nga gjëra të tilla. Kjo tregon vetëm se nuk u pëlqen të lexojnë kërkime të vërteta, por besojnë në idenë e tyre për veten e tyre si të suksesshëm dhe punëtorë – deklaroi ai dhe paralajmëroi: “Do njoftoheni për gjithçka që do të fitoni brenda njëzet ditësh”.

– Unë jam gati, le të thonë nëse duan në shtator, tetor, nëntor, por mos kërkoni një nga një. Nuk pyeteni vetëm ju. Por ne do t’i bëjmë të gjitha përnjëherë – theksoi Vuçiq.

I pyetur nëse Lëvizja e tij e re Popullore do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, Vuçiq tha se nuk do ta përjashtonte këtë mundësi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *