FESTIVALI I MINIBASKETIT NË BUJANOC: PRITET TË MARRIN PJESË 15 KLUBE NGA SERBIA DHE MAQEDONIA

Shkruan: I. Jovanoviq

Bujanoc, 10 maj 2023. (Foto nga arkivi i Festivalit 2022) – Pesëmbëdhjetë klube nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Festivalin Ndërkombëtar të Mini Basketbollit “Të ruajmë fëmijët”, i cili do të mbahet më 13 dhe 14 maj në Qendrën Sportive “Rinia” në Bujanoc, organizuar nga KRB “Play 017” nga Bujanoci.

Mbi 1000 pjesëmarrës të ndarë në 60 ekipe do të tregojnë aftësitë e tyre në basketboll, ndërsa në festival do të merrë pjesë basketbollisti i njohur serb Igor Rakoçeviq, si dhe kryetari i Shoqatës së Mini Basketbollit të Serbisë, Rade Georgievski.

Dita e parë e festivalit, 13 maj, nëse e lejonë moti, është paraparë të promovohet në sheshin Karagjorgje Petroviq në Bujanoc, ku pjesëtarët më të rinj do të demonstrojnë elementet bazë të basketbollit.

Dita e dytë dhe qendrore e festivalit, 14 maji, do të fillojë me ardhjen e ekipeve në Qendrën Sportive “Rinia” në periudhën prej orës 7:30 deri në 8:00. Më pas do të fillojnë ndeshjet dhe do të zgjasin deri në orën 13:00.

Në hapjen e vetë festivalit, nga ora 13 deri në ora 13:30, fjalim do të kenë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, basketbollisti i njohur serb Igor Rakoçeviq dhe kryetari i Shoqatës së Mini Basketbollit të Serbisë, Rade Georgievski.
Pas ndarjes së medaljeve, mirënjohjeve dhe kupave për pjesëmarrësit, do të vazhdohet me zhvillimin e ndeshjeve sipas programit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *