ZGJEDHJET PËR BASHKËSITË LOKALE MË 4 QERSHOR

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10 maj 2023. (Foto nga arkivi: zgjedhjet 2018) – Zgjedhjet për anëtarë të këshillave të bashkësive lokale në komunën e Bujanocit do të mbahen më 4 qershor.

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani, të hënën ka nxjerrë Vendim për shpalljen e zgjedhjeve.

Zgjedhjet për këshillat e bashkësive lokale në territorin e komunës së Bujanocit është dashur të mbahen më 4 dhjetor të vitit të kaluar, por ato janë shtyrë, siç ka shkruar Bujanovaçke muaj më parë. Ramadani më pas ka paralajmëruar se zgjedhjet do të mbahen deri në fund të marsit, por ka rezultuar se është e nevojshme të ndryshohet Vendimi komunal për bashkësitë lokale.

Zgjedhjet e fundit, të mbajtura në vitin 2018, u shënuan me humbjen e kandidatit të Partisë përparimtare serbe (SNS) në Bujanoc, ndërsa gjatë procesit zgjedhor pati një konfrontim fizik në mes të progresistëve dhe Sasha Arsiq, kryetar i këshillit lokal të Partisë popullore.

Zgjedhjet e reja në të 27 bashkësitë lokale do të mbahen në të njëjtën ditë (4 qershor) dhe qytetarët do të kenë mundësi të votojnë nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

Afatet për kryerjen e veprimeve zgjedhore nisin nga data 12 maj




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *