Bujanoc, 11 maj 2023. (Foto: MPB) – M. R. (1974) nga rrethina e Bujanocit është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale kontrabandë.
“Gjatë kontrollit të autobusit nga Kosova, që drejtohej nga i dyshuari, në vendkalimin kufitar Shid -në dalje nga Serbia, policia ka gjetur 698 pako cigare të markave të ndryshme, me pulla akcize të Republikës së Serbisë, të cilat ishin fshehur në hapësirat e ajrimit”, është bërë e ditur nga MPB-ja.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente.
Arrestimi është bërë nga pjesëtarë të MPB-së – Drejtorisë së Policisë Kriminale- Departamentit për Luftë kundër Korrupsionit dhe Drejtorisë së Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Doganore, ndërsa me urdhër të Departamentit të Posaçëm për Luftimin e Korrupsionit të Publikut të LaProkurorisë së lartë publike në Novi Sad.
Previous PostFOLLOJNË PUNIMET NË ZGJERIMIN E KALIMIT KUFITAR NË PRESHEVË
Next PostKOMUNA BIE VENDIM PËR SHPALLJEN E KONKURSIT PËR MEDIAT, POR KONKURSI NUK ËSHTË SHPALLUR