Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 11 maj 2023. Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit më 28 prill, mori vendim për shpalljen e konkursit për bashkëfinancim të projekteve të mediave në vitin 2023, por teksti i konkursit ende nuk është publikuar në web faqen e komunës.
5.5 milionë dinarë janë ndarë për media në buxhetin e këtij viti, sipas vendimit të 28 prillit, të publikuar në faqen e Komunës dy ditë më parë. Përndryshe, kjo shumë është për 500.000 dinarë më pak se vitin e kaluar.
Vitin e kaluar hapja e konkursit u vonua deri në shtator ndërkaq vendimi se cila media do t’i marrë paratë u prit deri në dhjetor.
Siç shkruhej në konkurs në atë kohë, anëtarët e komisionit që do të vlerësojë projektet do të jenë ekspertë të pavarur ose punonjës të medias, të cilët nuk duhet të jenë në konflikt interesi apo të ushtrojnë funksion publik.
Bujanovaçke vitin e kaluar nuk ka aplikuar për para nga buxheti komunal dhe se si komisioni i ka ndarë 6 milionë mund ta shihni në tekstin e mëposhtëm.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…