FOLLOJNË PUNIMET NË ZGJERIMIN E KALIMIT KUFITAR NË PRESHEVË

Bujanoc, Prishtinë – 12 maj 2023. Punët për zgjerimin e rrugëve hyrëse nga pala serbe dhe maqedonase në pikën kufitare Preshevë – Tabanoc do të përfundojnë para fillimit të verës, njoftoi Qeveria e Serbisë.
Kjo do të rezultojë me një përshpejtim të caktuar të qarkullimit të automjeteve dhe ulje të numrit të qytetarëve në vendkalimet kufitare, raporton RTS.
Puna fillon sot nga pala maqedonase, ndërsa në anën serbe të kufirit do të fillojë javën e ardhshme. Pritet që ato të përfundojnë në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm, para fillimit të sezonit turistik dhe që përveç një reduktimi të caktuar të mbingarkesës në kufij, të lehtësojnë edhe tregtinë mes dy vendeve, thuhej në njoftim.
Konkretisht, në periudhën në vijim pritet që të nisin masat për njohjen e certifikatave për peshimin e mjeteve të mallrave ndërmjet administratave doganore të dy vendeve, të cilat do të shkurtojnë kohën e zbatimit të formaliteteve doganore.
Këto masa do të kontribuojnë në përshpejtimin e fluksit kufitar në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanoc dhe në uljen e shpenzimeve për udhëtarët dhe subjektet afariste, që do të ndikojë pozitivisht në tregtinë ndërkombëtare në të gjithë rajonin, thonë në Qeverinë e Serbisë.
Punimet do të kryhen në kuadër të Nismës “Ballkani i Hapur”, të cilin e ka nisur presidenti Aleksandar Vuçiq.
Rindërtimi i vendkalimit është një nga rezultatet e Memorandumit të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Serbisë, i cili përmban masa për përshpejtimin e lëvizjes së automjeteve, njerëzve dhe mallrave përtej kufirit shtetëror.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *