KOMUNA PËRGADIT PLANIN PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 12. Maj 2023 – Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit miratoi Vendimin për nisjen e hartimit të planit për menaxhimin e mbeturinave në 10 vitet e ardhshme, i cili do të përfshijë stacionin e transferimit në deponinë e qytetit dhe transportin e mbeturinave në deponinë rajonale Meteris në Vranjë.
-Sot morëm vendim për hartimin e planit për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Bujanocit, sepse plani paraprak ishte i vlefshëm për 10 vitet e mëparshme. Tani do të vazhdojmë me hartimin e një plani të ri që do të jetë i vlefshëm deri në vitin 2033 – thotë për Bujanovaçke, kreu i Drejtoratit komunal të Urbanistikës, Basri Memeti.
Sipas tij, plani do të përfshijë gjithçka që është e nevojshme për menaxhim të suksesshëm të mbeturinave, përfshirë deponimin e mbeturinave në deponinë rajonale “Meteris” në Vranjë.
– Marrëveshja ndërkomunale për deponimin e mbeturinave, e cila përfshin largimin e mbeturinave në deponinë rajonale Meteris në Vranjë, ende nuk është nënshkruar, por shpresojmë që të nënshkruhet në Kuvendin e ardhshëm dhe të përfshihet në plan – shton Memeti.
Afati për hartimin e planit është 6 muaj nga data e miratimit të kësaj nisme në Kuvendin e Komunës.
– Kjo nuk do të thotë se do të presim të 6 muajt për të filluar depozitimin e mbetjeve. Nëse nënshkruhet marrëveshja ndërkomunale, ne do të fillojmë punën edhe më herët, sepse ajo marrëveshje nënkupton vënien në funksion të Stacionit transferues në Bujanoc dhe kur të fillojë të punojë, mbeturinat mund t’i hedhim edhe para miratimit të planit – thotë Memeti.
Kujtojmë se marrëveshja ndërkomunale për deponitë nuk është nënshkruar nga komuna e Bujanocit, ndonëse këshilltarët serbë kanë kërkuar që ajo të jetë në rendin e ditës të Kuvendit, për të cilën Bujanovaçke ka shkruar edhe më herët.
– Kërkojmë që kjo pikë të futet në rend dite dhe të plotësohet sa më shpejt. Shteti ka premtuar edhe 60 milionë dinarë që nevojiten për kompletimin e stacionit transferues, por është e nevojshme të nënshkruhet një marrëveshje, në të cilën nuk ka asgjë të diskutueshme – kishte thënë më herët për portalin tonë shefi i grupit të Këshhillit lokal të PPS -së, Nenad Mitroviq më herët.
Përndryshe, për stacionin transferues në deponinë e qytetit të Bujanocit, i cili po ndërtohet dhe pajiset që nga viti 2015, Komuna e Bujanocit do të marrë edhe 200.000 dollarë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e projektimit (UNOPS).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *