BILANA NGA SMEDEREVSKA PALLANKA PAS 60 VITESH TUBOI SHOKËT E SHKOLLËS NË BUJANOC

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 16. Maj 2023. Gjenerata e nxënësve të Bujanocit të cilët filluan klasën e parë në vitin 1963, të shtunën festuan 60 vjetorin e regjistrimit në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc.
Bilana Aleksiq Gjorgjeviq (Bila Shpirtina), e cila prej vitesh jeton dhe punon në Smederevska Pallankë, pati idenë për të organizuar një festë dhe për t’u bashkuar dhe për të gjetur miq që nuk i kishte parë për dekada.
– Gjashtë muaj kërkova dhe gjeta kontakte, nuk ishte e lehtë, duhej të shkelja parimet e mia dhe të hapja një profil në Facebook, sepse të gjithë më këshilluan se ishte më e lehtë kështu dhe kishin të drejtë – thotë Bilana për Bujanovaçke duke shtuar se në çdo gjë e ndihmuan disa miq, ndër ta edhe Ruzhica Stankoviq.

Isa nga shokët e vjetër u gjetën duke shkuar në dyert e tyre, duke u përpjekur t’i gjejnë në adresat e vjetra, por ka edhe nga ata që prej kohësh kanë ndërruar vendbanimin, ndaj nuk kanë marrë vesh asgjë për ta.
Siç thotë Biljana, ajo arriti të vendoste kontakte me 30 persona nga gjenerata e saj dhe të gjithë erdhën në festë. Disa nuk i kishte parë fjalë për fjalë për 52 vjet dhe e kishte të vështirë t’i njihte.
– Fillimisht shkuam në shkollë, e cila është shumë më e këndshme dhe më e organizuar se periudha kur e lamë, dhe më pas vazhduam shoqërimin me valle dhe këngë në një tavernë – shton Bilana.
Ajo thotë se ky takim ishte shumë emocionues dhe se koha që kanë kaluar së bashku iu duk sa një çast. Evokuan kujtime, u përkujtuan ata që që nga kjo botë ikën shumë herët duke iu ardhur keq pse më herët nuk kishin organizuar diçka të ngjashme.
– Të gjithë janë të kënaqur dhe me përshtypje të mira, thonë se do të ishin penduar pot ë mos kishin ardhur – thotë Bilana dhe shton se janë gjenerata e parë e maturantëve që u larguan nga godina e tanishme e shkollës, përndryshe kanë ndërruar katër godina gjatë tetë viteve të shkollimit tetëvjeçar.
Ne kishim tri paralele me gjithsej 90 nxënës, serbë, shqiptarë dhe romë dhe atëherë nuk kishte dallim, të gjithë ishin të barabartë.
– Lusim të gjithë ata që do ta lexojnë këtë, por nuk ishin aty sepse nuk i gjetëm, të na kontaktojnë dhe të lënë një kontakt që të mblidhemi në numër më të madh vitin e ardhshëm – thotë Bilana.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *