BIZNES I RI NË QYTETIN TONË, NGA BUJANOCI NË TRYEZAT FRANCEZE

Bujanoc, 16. Maj 2023. Bujanocit janë duke mbledhur kërmijë në sasi të mëdha, të cilët do të mund t’i shesin në Stacionin e Veterinës në Bujanoc me çmim prej 70 dinarë për kilogram. Blerja fillon më 1 qershor, u tha për portalin tonë në Stacionin e veterinës.
Kërmijtë nga Bujanoci do të përfundojnë në Francë, e cila çdo vit konsumon 30 mijë tonë kërmij si delikatesë, ndërsa një kilogram kërmij të tërë të ngrirë kushton deri në 30 euro.
– Ka shumë kërmij, ky është presion i pabesueshëm, njerëzit ankohen dhe kanë kohë që telefonojnë dhe pyesin për shitjen. Ende nuk e kemi çmimin përfundimtar, sepse jemi duke negociuar me kompaninë nga Smedereva, por duhet të jetë diku rreth 70 dinarë për kilogram – ka thënë për portalin tonë drejtori i Stacionit të veterinës në Bujanoc, Miodrag Millkoviq.
Supozimet, thotë ai, janë se me siguri do të ketë 7-8 tonë kërmij për blerje dhe kur pyetet se çfarë bëhet me ata kërmij, Milkoviq përgjigjet:
– Kompania nga Smedereva me të cilën ne bashkëpunojmë është përpunuese dhe eksportuese e kërmillit në Francë, kështu që e gjithë sasia shkon direkt atje – shton Milkoviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *