SHKOLLA E MESME “SEZAI SURROI” BËHET ME DREJTOR TË RI

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 16. maj 2023. (Foto: Zejni Fejzullahu dhe Admir Nazifi) – Drejtori i ri i Shkollës së mesme “Sezai Suroi” në Bujanoc, Admir Nazifi ka marrë detyrën të hënën. Ai pasoi Zaini Fejzulahun, të cilit i skadoi mandati.

Të hënën është bërë dorëzim – pranimi zyrtar i detyrës, kanë bërë të ditur nga kjo shkollë e Bujanocit ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

“Pas skadimit të mandatit, drejtori aktual i shkollës, Zejni Fejzulahu, sot në prani të komisionit ia ka dorëzuar detyrën drejtorit të ri, Admir Nazifit, i cili është emëruar nga ministri i Arsimit, thuhet nga kjo shkollë.

Nazifi është profesor i ekonomisë nga Tërnoci dhe në zgjedhjen e tij për drejtor mori mbështetjen e shumicës së personelit të shkollës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *