Bujanoc, 16. Maj 2023. Kryetari i ri I Veriut të Mitrovicës, Erden Atiqi do të bëjë betimin të premten, më 19 maj, ndërsa ministri i Kosovës Elbert Krasniqi thotë se betimi i kryetarëve të sapozgjedhur do të organizohet në të katër komunat e veriut të Kosovës.
Ai ka theksuar se nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut është njoftuar se betimi i kryetarit të ri në atë komunë do të organizohet të premten, transmeton portali kosovar Reporteri.
“Mandatet e kryetarëve dhe këshilltarëve të komunave nuk do të digjen, afatet ligjore për marrjen e detyrës parashohin tri herë nga 15 ditë, ndërsa pas kësaj, nga momenti i konstituimit të Kuvendit, fillon afati prej 30 ditësh për dhënien e betimit të kryetarëve të komunave. Ne individualisht jemi marrë vesh me ta që të organizohet betimi i kryetarit të komunës me secilën komunë dhe aty ku ka nevojë do të bëhet edhe konstituimi i Kuvendit. Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut i ka dërguar Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale informacion se të premten do të organizohet seanca e betimit”, ka thënë ai.
Krasniq pas takimit me kryeministrin e Kosovës dhe kryetarët e komunave të Kosovës ka folur edhe për vendimin për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
“Vendimi është marrë në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, aktualisht është duke u proceduar në ministrinë tonë, kur të përfundojë vlerësimi i ligjshmërisë së aktit, do ta dërgojmë në instanca të tjera”, tha Krasniqi.
VERIU I MITROVICËS TË PREMTEN BËHET ME KRYETAR SHQIPTAR
Bujanovačke16. May 2023.FILLIMI, KOSOVË, POLITIKË0
Previous PostBALLKANI I HAPUR: NGA QERSHORI TREGU I PËRBASHKËT I PUNËS
Next PostBILANA NGA SMEDEREVSKA PALLANKA PAS 60 VITESH TUBOI SHOKËT E SHKOLLËS NË BUJANOC