MJEKËT E SHTËPISË SË SHËNDETIT NË BUJANOC TË PREMTEN NË NASALCË

Bujanoc, 17. maj 2023. (Foto nga arkivi: Lopardincë) – Ekipi mjekësor i Shtëpisë së shëndetit në Bujanocit të premten (19 maj) nga ora 10 deri në ora 13:00 do të kryejë ekzaminime sistematike parandaluese në Ambulancën shëndetësore në fshatin Nasalcë.

Ekzaminimet përfshijnë matjet e gjatësisë, peshës, presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak.

– Dy mjekë dhe tre infermiere të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc do të vizitojnë banorët e Nasalcës, Letovicës dhe fshatrave përreth dhe do të bëjnë ekzaminime sistematike – thotë për Bujanovaçke drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Dr. Daliborka Pavlloviq.

Vizitat nëpër fshatrat e Bujanocit filluan në fund të muajit prill kur mjekët e Shtëpisë së shëndetit bënë ekzaminimet mjekësore në Llopardincë.
Drejtoresha më pas bëri të ditur se ekipet mjekësore do të vizitojnë edhe fshatrat e tjera të komunës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *