Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 17. maj 2023. Shtrëngimi i kushteve për mbajtjen e armëve, taksat, shpenzimet shtesë, kontrollet dhe ndëshkimet rigoroze, të paralajmëruara pas të shtënave në shkollën e Beogradit dhe në rrethinën e Mlladenovcit, do të detyrojë një numër të vogël të Bujanovës të heqin dorë nga posedimi i armëve të regjistruara, por jo edhe gjuetarët, të cilët thonë se do të respektojnë të gjitha rregullat e reja. Disa qytetarë do të dorëzojnë armët për të cilat kanë licencë, para së gjithash për shkak të kostove shtesë të kontrolleve të rregullta mjekësore që do të jenë të detyrueshme një ose dy herë në vit, të cilat do të përcaktohen me ndryshimin e Ligjit për armë dhe municion.
Ky nuk është rasti me gjuetarët.
Foto: Nikolla Velkoviq
Menaxheri i vendgjuetisë së Bujanocit, Nikolla Velkoviq, thotë se nuk njeh gjuetar në Bujanoc që do të heqë dorë nga arma dhe gjuetia për shkak të ligjit, për arsyen e thjeshtë, siç thekson ai, se gjithmonë kanë rrespektuar të gjitha rregullat e përcaktuara dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
-Gjuetarët dhe shoqata vazhdojnë me aktivitete të rregullta. Ne gjithmonë kemi mbajtur dhe përdorur armët me ndërgjegje dhe në përputhje me të gjitha rregulloat dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Ne do të respektojmë gjithçka që parashikojnë ligjet, edhe nëse ka shpenzime të reja financiare – thotë Velkoviq.
Siç është paralajmëruar, ndryshimet në ligj parashikojnë kushte të reja shëndetësore, ekzaminime psikologjike të detyrueshme për të gjithë ata që aplikojnë për leje dhe kontrolle të detyrueshme do të vendosen çdo 6 muaj ose një vit.
Bashkëqytetarët e moshuar, të cilët posedojnë armë, thonë se bashkë me taksën vjetore, ky është një shpenzim shtesë që nuk e përballojnë dot.
– Po i afrohem vendimit për dorëzimin e armëve për të cilat kam leje. Unë thjesht nuk mund të merrem me ato ekzaminime në këtë moshë, të paguaj më shumë. Unë mbështes gjithçka, duhet të kontrollohet, por jam shumë i vjetër për të gjitha këto, ndaj edhe më shumë shpenzime, është e logjikshme që thjesht të dorëzohem. Njëlloj mendojnë edhe disa persona që i njohë – thotë një banor i Bujanocit.
Në një dyqan të specializuar për shitjen e pajisjeve në Bujanoc, mësuam se një nga arsyet e braktisjes së armëmbajtjes është detyrimi i qytetarëve për të poseduar komodina të veçanta dhe kasaforta për lloje të ndryshme të armëve, të cilat policia, siç njofton, do kontroll rigoroz.
-Që kur ndodhën ato tragjedi, ne kemi shitur katër komodina të tilla. Dëgjoj se kasafortat dhe komodinat shiten shumë në qytetet e mëdha, se bëhen lista pritjeje, por këtu nuk është kështu. Për disa, blerja e tyre është shpenzim i papërballueshëm, ndaj thonë se do t’i dorëzojnë armët – na thanë në dyqan.
Kasafortat, meqë ra fjala, shiten me çmim prej 5000 dinarë, ndërsa komodinat kushtojnë 20000 dinarë.
Përsa i përket tatimeve, Administrata Tatimore në fund të çdo viti, pasi përpunon të dhënat e Ministrisë së Brendshme, nxjerr vendime për taksën e armëve të regjistruara që u dërgon tatimpaguesve.Taksa është unike për të gjithë tatimpaguesit në territorin e Republikës së Serbisë.
Është 15.010 dinarë për pushkë automatike, 6.020 për pushkë gjysmë automatike, armë për siguri personale të kategorisë B për të cilën është lëshuar dokument posedimi – 4.070 dinarë, armë për siguri personale të kategorisë B për të cilën dokument është lëshuar posedimi dhe mbajtja e armës (përfshirë certifikatën e armës për persona juridikë dhe sipërmarrës – 20.290 dinarë.
Nga ana tjetër, qytetarët që posedojnë armë të paregjistruara mund t’i dorëzojnë ato në polici deri në datën 8 qershor të këtij viti dhe nuk do të mbajnë përgjegjësi penale, nuk do të kenë pasoja dhe nuk do të kenë nevojë të vërtetojnë origjinën e armëve.
Početna FILLIMI LIGJI I RI SHKAK QË BUJANOCASIT PO HEQIN DORË NGA ARMËT E REGJISTERUARA, POR JO EDHE GJUETARËT: DO T’I RRESPEKTOJMË TË GJITHA RREGULLAT
LIGJI I RI SHKAK QË BUJANOCASIT PO HEQIN DORË NGA ARMËT E REGJISTERUARA, POR JO EDHE GJUETARËT: DO T’I RRESPEKTOJMË TË GJITHA RREGULLAT
Bujanovačke18. May 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostDANAS: SHQIPTARËT NGA MALI
Next PostPËRKUJTOHET DITA E GRAVE – VIKTIMA TË DHUNËS: INSTITUCIONET DUHET TË LËVIZIN