HAPET KONKURSI PËR MEDIA, KOMUNA NDANË 5.5 MILIONË DINARË

Bujanoc, 19. maj 2023. Komuna e Bujanocit të enjten ka hapur konkursin për bashkëfinancim të projekteve mediatike në vitin 2023. Për mediat në buxhet janë ndarë 5.5 milionë dinarë, pra gjysmë milioni më pak se vitin e kaluar.

Siç thuhet në tekstin e konkursit, shuma më e vogël që mund të miratohet për projekt është 10.000, ndërsa më e madhja është 1.5 milionë dinarë.

“Anëtarët e komisionit që do të vlerësojnë projektet do të jenë ekspertë të pavarur apo punonjës të medias, të cilët nuk duhet të jenë në konflikt interesi apo të ushtrojnë funksion publik”, thuhet në konkurs.

Mediat kanë 20 ditë kohë nga shpallja e konkursit për të dorëzuar projektet dhe të gjitha detajet mund t’i shihni KËTU.

Vitin e kaluar konkursi u hap vetëm në shtator dhe vendimi se cila media do t’i marrë paratë u prit deri në dhjetor.
Vitin e kaluar Bujanovaçke nuk ka aplikuar për para nga buxheti komunal ndërsa se si komisioni i ka ndarë 6 milionë mund ta shihni në tekstin e mëposhtëm.

KONKURSI PËR MEDIA: NGA PARATË E KOMUNËS PËRFITUAN INEKZISTENTËT, NJË DREJTOR SHKOLLE, DHE NATYRISHT ZUJA




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *