PËR TRANSPORTIN E NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME, KOMUNA PAGUAN 3.9 MILIONË DINARË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 19. maj 2023. Gjithsej 3,9 milionë dinarë u janë paguar të premten gjimnazistëve të Bujanocit nga buxheti komunal në formë kompensimi për shpenzimet e udhëtimit.

Paratë janë bartur në llogaritë e 544 nxënësve që vijojnë shkollat e mesme në Bujanoc dhe Preshevë.

– Nxënësit po i bëjmë me dije se tashmë sot mund të tërheqin kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit nga llogaritë e tyre – thonë në komunë.

Paratë për shpenzimet e udhëtimit janë siguruar nga Trupi Koordinues dhe nxënësve iu rimbursohet 50 për qind e vlerës së biletës mujore të ngarkuar nga transportuesi i autorizuar.

Kësaj radhe është paguar kompensimi për muajt shkurt, mars dhe prill.

Shuma më e madhe – 22.266 dinarë është paguar për itinerarin Kosharnë-Preshevë.

Nxënësit nga Rakoci dhe Tërnoc i, të cilët vijojnë shkollat në Bujanoc kanë shpenzimet më të ulëta të transportit dhe do të marrin 4737 dinarë për muaj.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *