SENATI AMERIKAN DISKUTON MBI ÇËSHTJEN SHQIPTARE NË JUG TË SERBISË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19. maj 2023. Në seancën e Senatit të Shteteve të Bashkuara të enjten u diskutua çështja e shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ndërsa senatori Bob Menendez kërkoi nga administrata amerikane që “t’i përkushtohet më shumë Luginës së Preshevës”, sipas Faton Bislimit, një lobist shqiptar në Uashington.

“Si është e mundur që Serbia ushtron kaq shumë presione për më shumë të drejta për serbët në Kosovë, dhe diskriminon thellësisht dhe sistematikisht shqiptarët etnikë në Luginën e Preshevës, duke u pamundësuar atyreregjistrimin e vendbanimit dhe i çregjistron si banorë dhe qytetarë të atij vendi. ”, ka thënë Menendez, transmeton Bislimi.

Bislimi punon për Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e cila merret me lobim në SHBA dhe e cila organizoi disa vizita të politikanëve shqiptarë nga jugu i Serbisë në Amerikë, e fundit prej të cilave u zhvillua në mars të këtij viti.

Jo shumë kohë më vonë, kongresmenët amerikanë i kërkuan Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken, që të avokojë për reciprocitetin në të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë dhe serbëve në Kosovë, pra t’u mundësojë shqiptarëve të formojnë një asociacion të ngjashëm me asociacionin e komunave serbe.

KONGRESMENËT INOCOJNË ÇËSHTJEN E ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE SHQIPTARE NË JUG TË SERBISË

Mirëpo, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, gjatë vizitës së tij në Bujanoc, në fund të marsit, tha se shqiptarët nuk e kanë mbështetjen e Amerikës në lidhje me kërkesën për përfshirjen e çështjes së “Luginës së Preshevës” në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

I pyetur nga Bujanovačke për këto kërkesa, Hill theksoi se Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën dhe jo me çështjet e pakicave në Serbi.

– Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen çështje të tjera, çështje të pakicave këtu apo në pjesë të tjera të vendit – tha Hill.

AMBASADORI HILL: SHBA-të NUK I MBËSHTESIN KËRKESAT E SHQIPTARËVE TË JUGUT TË SERBISË, AMERIKA KUNDËR RECIPROCITETIT, ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE DHE KUNDËR PËRFSHIRJES NË DIALOGUN E BRUKSELIT




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *