Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. Maj 2023. Krerët e të gjitha partive serbe në komunën e Bujanocit të mërkurën në mbrëmje arritën marrëveshje që në zgjedhjet e ardhshme për bashkësitë lokale të mos ndahen sipas përkatësive partiake por të bashkohen. Këtë për Bujanovaçke e kanë konfirmuar kreu i progresistëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq, kryetari i Këshillit local PPS – së, Sasha Arsiq dhe Sllavolub Ristiq nga DSS e Re.
U ra dakord që të gjithë kandidatët serbë për anëtarë të këshillave të bashkësive lokale të ndihmohen për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme, në mënyrë që të mos ketë ndarje në parti apo përkatësi partiake.
Takimi u mbajt mbrëmë në Banjë të Bujanocit, ku përveç Mitroviqit, Arsiqit dhe Ristiqit, ishin të pranishëm edhe Stojança Arsiq dhe Bozhidar Angjelkoviq nga SPS, Miodrag Milkoviq, Boban Pavloviq, përfaqësues të SDPS-së së Ljajiqit dhe organizatës “Sabornost”.
I pyetur nga portali ynë nëse uniteti mund të bartet në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, Mitroviq thotë se kjo është një paralajmërim i mirë.
– Ne ramë dakord të mbështesim personat që do të jenë kandidatë, për të vënë në dispozicion të gjithë logjistikën tonë. Ne do të formojmë një trup operativ prej 3 anëtarësh që do të punojë për të gjithë për të përfunduar aktivitetet parazgjedhore brenda afatit që skadon më 24 maj. Do të kemi anëtarë të përbashkët të komisioneve zgjedhore – thotë Mitroviq. Ai theksoi se u është mirënjohës të gjithëve që e kanë kuptuar se sa i rëndësishëm është uniteti në këtë moment.
Sipas Arsiqit, është jashtëzakonisht e rëndësishme që është arritur një marrëveshje që në nivel të bashkësive lokale të mos merren parasysh më interesat partiake, por vetëm interesat e qytetarëve. Ai shprehu shpresën se kjo marrëveshje do të bartet edhe në zgjedhjet lokale.
-Partia Popullore që në fillim kërkon vetëm unitetin e serbëve, që të mos ketë ndarje në parti, karakteristika partiake. Jam shumë i befasuar pozitivisht që u pranua. I lamë anash interesat partiake dhe shpresoj se kështu do të jetë edhe kur të vijnë zgjedhjet lokale – tha Arsiq.
Slavolub Ristiq nga DSS i Ri, ish-kryetar i bashkësisë lokale të Lilancës, thotë për Bujanovaçke se një marrëveshje e tillë ishte shumë e nevojshme.
“Të anashkalojmë partitë, të përgatitemi bashkë, të mbledhim nënshkrime për çdo gjë, sepse tani është bërë si për zgjedhjet lokale dhe republikane, nuk është si më parë, dhe afati skadon më 24 maj”, theksoi Ristiq.
Zgjedhjet për anëtarët e këshillit të bashkësive lokale në komunën e Bujanocit do të mbahen më 4 qershor. Në këto zgjedhje partitë politike nuk garojnë në listat e tyre zgjedhore, por qytetarët garojnë të pavarur, gjë që në vitin 2018 nuk ka penguar konfliktet mes opsioneve politike kundërshtare, të cilat kanë eskaluar në konfrontime fizike në fshatrat e rajonit të Klenikut, për të cilat ka shkruar Bujanovaçke.
SERBËT BASHKOHEN NË PRAG TË ZGJEDHJEVE PËR KËSHILLAT E BASHKËSIVE LOKALE
Bujanovačke19. May 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostMILLKOVIQ KËSHILLON FERMERËT: MOS E SHITNI QUMSHTIN, BËJENI DJATHË
Next PostDANAS: SHQIPTARËT NGA MALI