JANË DUKE U PUNUAR 14 RRUGICA NË TËRNOC

Bujanoc, 20. Maj 2023. Në fshatin Tërnoc filloi puna për riparimin e 14 rrugicave.
“Kanë filluar punimet për rregullimin e infrastrukturës. Në Tërnoc po punohet në 14 rrugica dhe vlera e përgjithshme e punimeve është 11.6 milionë dinarë”, thonë nga Komuna e Bujanocit.
Shtohet se kontraktorët kryesorë janë kompanitë “Saba Belca” dhe “Shera Beton”.
Lokacionet sot i vizitoi kryetari i komunës, Nagip Arifi.
“Kryetari i Komunës së Bujanocit me bashkëpunëtorët e tij po i përcjell nga afër punimet në infrastrukturën rrugore”, thonë nga Komuna.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *