KOPSHTI I FËMIJËVE NË BUJANOC PUNËSON 10 PUNONJËS TË RI

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23. maj 2023. 10 punëtorë do të punësohen në kopshtin e fëmijëve në Bujanoc për kohë të pacaktuar. Gjashtë punëtorë do të fillojnë së shpejti me punë, pasi konkursi tashmë është kryer, ndërsa katër të tjerë do të punësohen deri në fund të vitit, ka konfirmuar për portalin tonë drejtori i kopshtit Millovan Aleksiq.

Pëlqimin për punësim e ka dhënë Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, ndonëse Komuna e Bujanocit për një kohë të gjatë ka refuzuar t’i përcjellë kërkesat e këtij institucioni në adresat përkatëse, për të cilat Bujanovaçke ka shkruar disa herë. Aleksiqi thotë se marrja e pëlqimit është meritë e deputetit të Bujanocit, Nenad Mitroviq, kreut të këshillit lokal të Partisë Përparimtare Serbe.

– Komuna ende nuk i përcjell kërkesat tona, po mundohen të na bllokojnë, por ne kemi marrë miratimin pas urgjencës së deputetit Mitroviq, për çka e falënderoj – thotë Aleksiq.

I pyetur nga portali ynë se cilat gjashtë vende pune do të plotësohen më parë, Aleksiq thotë se janë tre edukatore dhe pastruese në çerdhen qendrore në Bujanoc, si dhe dy edukatore në grupe me fëmijë shqiptarë – në Konçul dhe Lluçan.

Sipas Aleksiqit, me 10 punëtorët e rinj do të sigurohet funksionimi normal i këtij enti, për të cilën kishim dilema për shkak të papërgjegjshmërisë së pushtetit lokal.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *