NË KOMUNËN E BUJANOCIT JANË 595 SHTËPI TË BRAKTISURA, MË SË SHUMTI NË ZONËN E KLENIKUT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, Prishtinë, 23. maj 2023. Nga 13.610 banesa dhe shtëpi në komunën e Bujanocit, të cilat janë regjistruar në vitin 2022, 595 janë braktisur, sipas të dhënave të fundit zyrtare të Regjistrimit. Shumica e tyre janë në fshatrat e zonës së Klenikut. Në fshatrat ku jetojnë shqiptarë, numri i shtëpive të braktisura është jashtëzakonisht i vogël, ose nuk ka fare.

Në qytetin e Bujanocit janë braktisur 50 banesa, ndërsa në pjesën tjetër të komunës, gjegjësisht në fshatra janë bosh 545 shtëpi.

Sipas statistikave zyrtare, numri i objekteve të pabanuara përkohësisht është më i madh – në Bujanoc ka 957, ndërsa në fshatra gjithsej 1394.

Numri më i madh i shtëpive të braktisura – 72, me një sipërfaqe totale prej 4,741 metra katrorë – është regjistruar në fshatin Baralec. Meqë ra fjala, në Baralec ka gjithsej 158 njësi banimi.

Më shumë se gjysma e 73 shtëpive në Sejac janë braktisur – 47. Në Klinoc janë braktisur 45 shtëpi nga gjithsej 214, me sipërfaqe të përgjithshme prej 2.584 metra katrorë.

Gjithsej 74 shtëpi ishin të regjistruara në Kushticë, dhe pothuajse gjysma e tyre – 35 – ishin të braktisura.
Këto fshatra ndodhen në zonën e Klenikut, por ka edhe shtëpi të braktisura në Llopardincë – 29 dhe Zhbevc 19.

Nga 1.961 objekte banimi në Tërnoc, fshati më i madh i banuar me shqiptarë, vetëm 4 janë të braktisura, dhe 304 janë njësi banimi përkohësisht të pabanuara. Në Zarbincë janë regjistruar 10 shtëpi të braktisura, ndërsa në fshatrat e tjera ku jetojnë shqiptarët pothuajse nuk ka asnjë shtëpi e tillë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *